entizma  
 
  SI U FORMUA TOKA 29.03.2024 08:19 (UTC)
   
 
 

Toka

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
The Earth seen from Apollo 17.jpg
Përshkrimi Vlera
Largësia nga Dielli 150,000,000 km
Shpejtësia orbitale 29.783 km/s
Perioda e orbitës 365.26 ditë
Perioda e rrotullimit 24 orë
Anim - Pjerrtësi 23°27'
Diametri ekuatorial 6,371.0 km
Madhësia 5.976 x 1024
Rëndesa (Toka=1) 1.0
Shpejtësia e largimit 11.186 km/s
Temperatura e sipërfaqes -89° gjer në 57.7° C

Toka- (lat. Terra) është planeti i tretë i sistemit diellor. Toka është rreth 4,55 Miliard vjet e vjetër, dhe i vetmi planet në sistemin tonë diellor ku është zhvilluar jeta. Toka ka një satelit i cili quhet Hënë. Supozohet që, krijmi i tokes erdhi si rezultat i ngjarjeve qe pasuan Big Bang-un (Shperthimin e Madh). Sipas kesaj hipoteze, nje yll stermadh, shpertheu du e u ndare ne nje pafundesi copash te cilat me pas krijuan galaktikat, dhe sitemet diellore. ne kete forme u krijua dhe sitemi yne diellor, nga nje grumbullim pluhuri e copas, te cilat duke u sjelle rrotull vetes krijuan Diellin dhe planetet e sitemit te tij. Çdo vit toka goditet nga mijëra meteor me madhësi relativisht të vogël te cilet duke kaluar neper atmosfere digjen. Edhe mosha e tokes eshte percaktuar nga matja e moshes se njerot prej ketyre meteoreve, te cilet sipas supozimit jane pjese e sitemit diellor dhe kane te njejten moshe me token

Tabela e përmbajtjeve

[fshih]

[redakto] Forma dhe madhësia e Tokës

Aristoteli(Mendimtar i shquar) me zenien e henes ne te pa nje hark dhe mendoi dhe tha se toka ka forme te rrumbullaket mirepo i pari qe e vertetoi se toka eshte e rrumbullaket ishte Fernando Magelani i cili udhtoi me anije rreth tokes.Toka e ka përafërsisht formën e topit apo sferës. Si pasojë e rrotullimit të tokës rreth boshtit të vet Toka eshtë deformuar ashtu që në dy polet e saj është e shtypur dhe ka marrë formën e një elipsoidi i tillë që rrafshi që e pret Tokën sipas paraleleve pret një rreth ndërsa rrafshi që e pret sipas meridianeve pret një elipsë.Tani egzistojne mjete te shumta qe e vertotojne se toka ka forme te rrumbullaket si p.sh fotografite nga satelitet. Forma elipsoide e tokes eshte marr nga dy polet e saj Veriu dhe Jugu sepse forca e gravitetit G qe e kishte zbuluar shkenctari anglez Isaac Newton ushtrohen ne te dy polet pra forca gravitacionale e veriut kundervepron me forcen G te jugut ose anasjelltas per kete arsye toka nuk ka form plotesisht rrethore por Elipsoide.Madhesia e tokes eshte 510km².360km² prej tyre jane te mbuluara me uje kurse 150km² jane te mbuluara me toke.Rrethi i ekuatorit te tokes eshte pak me i madh se 40.000km.Rrezja ekuatoriale eshte 6378km kurse ajo polare 6357km.

[redakto] Lëvizjet e Tokës dhe rrjedhojat e tyre

Toka rrotullohet rreth boshtit te vet dhe rreth diellit. Rrotullimi reth boshtit të vet që sjell ndryshimin e dites dhe te nates quhet Rotacion. Rrotullimi rreth Diellit quhet Revulocion si pasojë kemi ndërrimin e stinëve të vitit.Rruga te cilen e pershkon toka quhet ORBIT.

[redakto] Ndërtimi i brendshëm i Tokës

Toka mbeshtillet prej atmosferes, e cila kufizohet ne pjesen e poshtme nga siperfaqja e oqeanike dhe kontinentale. Shtresa e siperme e ngurte e tokes quhet litosferë me nje trashesi deri 200 km. pjesa me e rendesishme e saj eshte korja e Tokës, trashësia e te cilesj shkon nga 30-60 km. Trashesia e kores ndrzshon duke u rritur ne kontinente (korja kontinentale) dhe duke u holluar ne oqeane (korja oqeanike). Kufiri i poshtem i litosferës eshte i ashtuquajturi “kufiri Moho”. Pas ketij kufiri fillon shtrsa e dytë e tokës qe quhet mantel. Manteli ndahet në mantel të sipërm dhe mantel të poshtem. Kufiri mes tyre mendohet të jetë në thellësinë 950 km, kurse kufiri më poshtëm i mantelit, aty ku fillon berthama mendohet se është në thellësinë 2900 km. Pjesa më e sipërme e mantelit të sipërm, e cila është në kontakt të drejtpërdrejtë me litosferën quhet astenosferë (nga greqishtja-sfera e dobët). Pjesa qëndrore e tokës eshtë bërthama e tokës, e cila, gjithashtu ndahet në dy pjesë, bërthamë e jashtme, dhe bërtama e brëndëshme. Duhet patur parasysh se për këto ndarje që u përmendën, akoma nuk ka të dhëna material, por ato janë ndarje hipotetike të cilat bazohen kryesisht në të dhënat e nxjerra nga studime gjeofizike.

[redakto] Relievi i Tokës

Artikulli kryesor : Relievi

Relievi është tërësia e pamjes së formave të sipërfaqes tokësore pa marrë parasysh mënyrën e krijimit dhe dimensionet e tyre. Relievi është komponentja kryesore e mjedisit gjeografik. Përveç ndikimit të madh që kanë komponentet e tjera të mjedisit gjeografik (klima, ujërat, bota bimore e shtazore, formimi i dherave), relievi paraqet bazën që është e lidhur me të gjitha aktivitetet ekonomike. Shkenca që merret me studimin e ndërtimit , gjenezës, zhvillimit dhe dinamikës bashkëkohore të relievit të sipërfaqes tokësore është gjeomorfologjia (greq. ge-Toka, dhe logos-shkencë, dhe morf- formë). Relievi i sipërfaqes së Tokësore është formuar me veprimin e fuqive të brendshme (endogjene), dhe të fuqive të jashtme (ekzogjene).

[redakto] Pedosfera

Artikulli kryesor : Pedosfera

Pedosfera (Gre: pedon - dheu), është mbështjellës i dheut - tokës, gjegjësisht shtresës së imët të punueshme të Korës së Tokës. Toka (dheu) është shtresa e hollë e shkriftë e sipërfaqes së Tokës, e cila punohet dhe paraqet bazën për zhvillimin e bujqësisë, sepse shfrytëzohet për kultivimin e bimëve të ndryshme. Formimi i kësaj shtrese të tokës- dheut, varet nga disa faktorë: klima, relievi, përbërja gjeologjike e shkëmbinjve, bota bimore e shtazore dhe nga vet aktiviteti i njeriut.

[redakto] Popullsia në Botë - Demografia

Artikulli kryesor : Popullsia në Botë
'Lëvizja e popullsisë në botë
Viti Numri i banorëve
1804. 1.000.000.000
1927. 2.000.000.000
1960. 3.000.000.000
1974. 4.000.000.000
1987. 5.000.000.000
1999. 6.000.000.000
Popullsia në botë sipas vendeve

[redakto] Ekonomia dhe veprimtaritë ekonomike

[redakto] Kultura

Kultura është tërësia e arritjeve të një populli dhe të gjithë njerëzimit në fushën e prodhimit dhe në zhvillimin shoqëror e mendor. Kultura mund të ndahet në disa mënyra, sipas kohës, vendit dhe sipas grupimeve të njerëzimit. mund të ndahet në disa mënyra, sipas kohës, vendit dhe sipas grupimeve të njerëzimit.Kultura dhe tradita ne botë ndyshojnë.Shumë vende të botës ndryshojnë nga traditat,zakonet.Banorët e Tokës dallohen edhe nga veshja e tyre,gjuha që flasin dhe vallëzimi.Pra të gjitha vendet e botës kanë karakteristikat e vendit të tyre.

[redakto] Shih edhe këtë

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Heute waren schon 2 Besucher (8 Hits) hier!
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden